minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën një 20-vjeçar - Shqiperia.info

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Cakranit”.

Dy automjete, një tip “Benz” dhe një “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë si pasojë humbjen e jetës në vendngjarje të një 20-vjeçari, i identifikuar me inicialet O. M.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Share.
Exit mobile version