Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë” këtë të shtunë.

Një 43-vjeçar ka përplasur një këmbësore 11-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, e mitura është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

“Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”,  automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.

Si pasojë është dëmtuar  11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version