minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Aksident në Sarandë, plagoset 38-vjeçari, transportohet drejt Traumës në Tiranë - Shqiperia.info

Një 51-vjeçar në Sarandë, teksa drejtonte automjetin e tij, është përplasur me një motomjet.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë, drejtuesi i këtij të fundit është dërguar në spitalin e Traumës, ku po merr trajtimin mjekësor.

“Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin A. F., 51 vjeç, banues në Itali, pasi në kryqëzimin e rrugëve “Gjon Pali” dhe “Përmeti,” duke drejtuar automjetin e markës “Fiat,” është aksidentuar me motomjetin tip “Piaggio”, me drejtues shtetasin M. R., 38 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version