Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan në Murrash, ku janë përplasur dy automjete.

Mësohet se janë përplasur një veturë me një kamionçinë të kompanisë 2T.

Një punëtor i kompanisë së rrugëve dhe dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version