minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aksident në Lushnjë, shoferi i “Benzit” çan barrierat mbrojtëse dhe përfundon në kanal - Shqiperia.info

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në daljen e rrugës për Bubullimë.

Një mjet tip “Benz”, që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradln ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i mjetit K.H është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ndërkohë priten ekspertët për të kryer procedurat dhe për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer fare manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version