Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”.

Sipas policisë, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me një kamion, me drejtues shtetasin R. Q.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share.
Exit mobile version