minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aksident në Durrës! Makina përplas dy të mitur, dërgohen menjëherë në spital - Shqiperia.info

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjtenë rrugën “Vllaznimi” në Durrës.

Dy fëmijë janë aksidentuar teksa po lëviznin me një monopatinë. Sipas njoftimit zyrtar, një automjet ka goditur të miturit, të cilët janë dërguar me autoambulancë në urgjencën spitalore.

“Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë  me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.

Si pasojë  kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen  në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version