Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Bulqizë – Peshkopi.

Dy automjete u përplasën kokë më kokë në vendin e quajtur “Ura e Vocit” në fshatin Vajkal.

Njëri nga automjetet po lëvizte në drejtim të Bulqizës dhe tjetri në drejtim të Peshkopisë kur janë përplasur në rrugën që lidh lagjen e vjetër të Bulqizës me rrugën e Arbrit.

Si pasojë e përplasjes, dy persona mbetën të lënduar. Në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca e spitalit të Bulqizës.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

Ndërkohë, kjo zonë konsiderohet pika e zezë e rrugës Bulqizë – Peshkopi ku janë regjistruar shumë aksidente, dhe fatkeqësisht ka patur edhe me fatalitet në humbje jete njerëzore./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version