minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Aksident në aksin Maliq–Pojan, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset! Mjeti merr flakë, dy persona në gjendje të rëndë - Shqiperia.info

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme  në aksin Maliq–Pojan, në afërsi të Urës së Drithasit.

Shoferi i një automjeti që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar në një tokë bujqësore pranë rrugës.

Në momentin e përmbysjes, mjeti ka marrë flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e dy personave që ndodheshin brenda mjetit.

Të plagosurit janë nxjerrë jashtë me ndihmën e banorëve të zonës dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Burime nga spitali i Korçes bëjnë me dije se gjendja e tyre është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkaqet e  aksidentit.

Share.
Exit mobile version