Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Libonik.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motoçikletë pranë kryqëzimit të qytetit të Maliqit.

Për pasojë, janë lënduar drejtuesi i motoçikletës dhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhej si pasagjere.

Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e shkakut që çoi në përplasjen mes mjeteve.

Share.
Exit mobile version