minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aksident në aksin Fushë Buall-Shushicë, mjeti del nga rruga dhe bie në greminë, humb jetën shoferi - Shqiperia.info

Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune, 8 qershor, në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë.

Nazmi Boja 56 vjeç humbi kontrollin e makinës dhe mjeti përfundoi disa metra në greminë.

Pas disa orësh kërkime, Ekipet e Zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor arriten gjenin mjetin e rrëzuar në greminë. Fatkeqësisht, Boja humbi jetën.

Disa dhjetëra punonjës u angazhuan për të shpetuar 56-vjeçarin, por terreni malor vështiresoi punën e ekipeve të shpëtimit.

Është dashur ndërhyrja e helikopterit të emergjencave civile për të lokalizuar vendin e aksidentit. Më pas është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version