minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagoset çifti i bashkëshortëve që udhëtonte me motor - Shqiperia.info

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Lushnjë, në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar dhe më pas është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar dy personat që udhëtonin me motor, një çift bashkëshortësh.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version