Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në Shaban Kotorrin, 38 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” si pasojë e së cilës humbi jetën Dëshira Hoxha, 43 vjeçe.
Aksidenti ndodhi dje në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kur kamioni që drejtohej nga Kotorri humbi kontrollin dhe u rrëzua në një humnerë. Bashkëudhëtare e tij, Albana Boja, 39 vjeçe, mbeti e plagosur dhe po merr kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja D. H., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen, drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç, banues në Gramsh. Ky shtetas dhe pasagjerja, shtetasja A. B., 39 vjeçe, që u dëmtua nga aksidenti, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
/vizionplus.tv

