minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
A ka ndryshuar qëndrim PS për mandatin e Olta Xhaçkës? Balluku jep përgjigjen e prerë - Shqiperia.info

Socialistët kanë vendosur të dërgojnë në gjykatën kushtetuese çështjen e mandatit të ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka. Në një lëvizje të papritur, deputetët socialistë në këshillin e legjislacionit deklaruan se vendimi i gjykatës duhet zbatuar e parlamenti në mbledhjen më të afërt duhet të votojë pro dërgimit në kushtetuese të mandatit të koleges së tyre Xhaçka.

Por kjo lëvizje sipas zv.kryeministres Belinda Balluku nuk është ndryshim i qëndrimeve të PS, teksa shtoi se mazhoranca po merret me procedurat dhe jo me emrat e përveçëm.

“Me zbardhjen e vendimit të Kushtetueses është kërkar nga grupi i PD të thirrjej një seancë e posaçme. Dje u morr një vendim dhe është shpjeguar që në datën 12 është lënë seancë për njohjen e vendimit. Nuk ka pasur ndryshim në qëndrime dhe nuk ka pasur ndryshime të raporteve. Emrat e përveçëm mos përdoren në këtë mënyrë. Është ndjekur një rrugë ligjore dhe ne do dalim në një përfundim, që nuk ka lidhje me emrin e përveçëm, por me procedurat”, tha Balluku./vizionplus.tv

 

 

Share.
Exit mobile version