minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
26-vjeçari i armatosur në Elbasan kërcënon të vrasë policin, arrestohet - Shqiperia.info

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 26-vjeçar i cili qarkullonte i armatosur me pistoletë në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

I riu u konstatua nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit dhe në momentin e ndalimit, 26-vjeçari  ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë.

Në pranga ra shtetasi R. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, njoftojnë blutë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version