minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
17-vjeçari humbi jetën pasi u përplas nga shoferi i dehur, Gjykata e Vlorës lë në burg Bajramajn! 32-vjeçari i kërkon falje familjes - Shqiperia.info

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për 32-vjeçarin Haiti Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbi jetën 17 vjeçari L.Sh.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë ndërsa 32-vjeçari akuzohet për veprën penale” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugorr ” dhe “ Drejtimi i auromjetit në gjendje te dehur”.

Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen. Ndërkohë jashtë Gjykatës të pranishëm ishin edhe familjarë të 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 tetor rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”.

Bajramaj, duke drejtuar një automjet tip “Porsche” në gjendje të dehur, përplasi motomjetin tip “Trinity” që drejtohej nga 17-vjeçari.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit në Spitalin Rajonal të Vlorës, adoleshenti nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version