minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Zbulohet pasuria që la Liam Payne pas vetes, e dashura e tij s’do ta marrë asnjë cent - Shqiperia.info

Trashëgimia e Liam Payne është zbuluar pasi ylli i One Direction-it vdiq pa lënë një testament – duke lënë pas një pasuri prej 24.3 milionë paundësh, që në euro i bie diku rreth 28 milionë, shkruan “The Sun“, përcjell Reporteri.net.

Këngëtari i One Direction, Liam, vdiq tragjikisht në tetor të vitit të kaluar në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.

Pasuria prej 24.3 milionë paundësh e yllit të pop-it është zbuluar tani në dokumente të reja gjyqësore.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Liam Payne kishte lënë pas një pasuri prej 28,595,000 paundësh, e cila pas pagesës së shpenzimeve dhe borxheve u reduktua në 24,280,000 paund.

Këngëtari i ndjerë vdiq pa lënë një testament, që do të thotë se nuk kishte përcaktuar se çfarë duhej të ndodhte me pasurinë e tij.

Megjithatë, dokumentet tregojnë se gjykata i ka dhënë të drejtën për administrimin e pasurisë së tij Cheryl Tweedy-t, ish-partneres së tij dhe nëna e djalit të tyre tetëvjeçar, Bear.

Po ashtu, si administrator i pasurisë është emëruar edhe avokati i njohur i industrisë muzikore, Richard Bray, partner në një firmë juridike me bazë në Londër.

Sipas rregullave të trashëgimisë në Mbretërinë e Bashkuar për rastet kur nuk ka testament, është e mundshme që pasuria të vendoset në një fond besimi për djalin e Liam-it, ndërsa e dashura e tij në kohën e vdekjes, Kate Cassidy, nuk do të përfitojë asgjë, pasi ata nuk ishin të martuar dhe nuk kishin një partneritet civil.

Liam ka lënë pas djalin e tij tetëvjeçar, Bear, të cilin e solli në jetë me ish-të dashurën Cheryl Cole në vitin 2017.

 

Zbulohet pasuria që la Liam Payne pas vetes, e dashura e tij s’do ta marrë asnjë cent / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version