Vetëm pak javë më parë, Wanda Nara ishte shprehur se po frekuentohej me një futbollist të angazhuar në Kampionatin Botëror të Klubeve, ndërsa tashmë mediat argjentinase e kanë zbuluar identitetin e tij.

Ai është Airton Costa, lojtar i Boca Juniors.

Mbrojtësi 25-vjeçar dhe modelja 38-vjeçare argjentinase po e shijojnë romancën.

Deri pak kohë më parë, Costa ishte i fejuar me Candela Ojarzabal, modele dhe studente marketingu, e cila nuk i ka pritur aspak mirë zërat për lidhjen e ish të dashurit të saj me Wandan, duke e thumbuar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Candela Ojarzabal e kishte ndjekur partnerin e saj edhe në Kupën e Botës për Klube, por papritmas erdhi ndarja.

Ojarzabal postoi thënie e shkurtër në rrjetet sociale që nuk kaloi pa u vënë re.

“Shkëmbeve një Rolex me një Casio”, ishte mesazhi i saj, duke iu referuar frazës në këngën e famshme të hakmarrjes së Shakiras kundër Grerd Pique, ndërsa e shoqëroi postimin me një këngë nga L-Gante, ish i dashuri i Wandas.

 

Zbulohet i dashuri i ri i Wanda Naras, sherr që në start me ish-partneren e tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version