Tom Cruise, një nga emrat më të njohur të kinemasë botërore, ka habitur shumë nga fansat e tij pasi u zbulua emri i tij i plotë: Thomas Cruise Mapother IV.
Aktori hollivudian, i njohur për rolet ikonike në filma si Top Gun dhe Mission: Impossible, ka zgjedhur të përdorë një version të shkurtuar të emrit të tij, dhe arsyeja është më e thellë se sa pritej.
Cruise ka treguar më parë për marrëdhënien e vështirë me babain e tij, Thomas Cruise Mapother III, të cilin e ka përshkruar si “një frikacak dhe një ngacmues”. Ai ka rrëfyer se babai e bënte të ndjehej i pasigurt dhe shpesh e keqtrajtonte emocionalisht dhe fizikisht.
Në një intervistë të mëparshme për revistën Parade, aktori tha:
“Babai im ishte ai lloj personi që të bën të ndihesh i sigurt, dhe pastaj të godet. Ishte një mësim i madh për mua, të kuptoja se nuk mund t’i besoja. Kishte gjithmonë një ndjenjë ankthi kur ishte pranë tij.”
Pas divorcit të prindërve të tij kur ai ishte vetëm 12 vjeç, Cruise u distancua nga i ati dhe u ribashkuan vetëm pak kohë para se ai të ndërronte jetë në vitin 1984.
Pasi fansat zbuluan emrin e tij të vërtetë, rrjetet sociale u mbushën me reagime. Disa u shprehën të habitur, ndërsa të tjerë komentuan me humor për mbiemrin “Mapother”. Në platformën X (ish-Twitter), një përdorues shkroi: “Uau, kjo është çmenduri!”, ndërsa në Reddit një tjetër tha me shaka: “Ky është mbiemri më i pazakontë që kam dëgjuar.”/Bordo.al
Zbulohet emri i vërtetë i Tom Cruise, arsyeja pse ai vendosi ta ndryshojë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.