minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Vdes në moshën 67 vjeçare aktori Michael Madsen, ylli i filmave Reservoir Dogs, Kill Bill dhe Donnie Brasco - Shqiperia.info

Michael Madsen, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Reservoir Dogs’ dhe ‘Kill Bill’, ka vdekur në moshën 67 vjeçare.

Aktori Michael Madsen ka vdekur në moshën 67 vjeçare në shtëpinë e tij në Malibu, kanë njoftuar autoritetet dhe përfaqësuesit e tij. Bëhet e ditur se Madsen është gjetur pa ndjenja dhe se nuk ka dyshime për elemente dhune.

Ai u shpall i vdekur në orën 8:25 të mëngjesit. Në një email, menaxheri i Madsen, Ron Smith, konfirmoi se klienti i tij kishte vdekur nga sulmi në zemër.

Një deklaratë nga Smith dhe një tjetër menaxhere, Susan Ferris, së bashku me publicisten Liz Rodriguez tha:

“Në dy vitet e fundit, Michael Madsen ka bërë një punë të jashtëzakonshme me filma të pavarur, duke përfshirë filmat e ardhshëm artistikë Resurrection Road, Concessions dhe Cookbook for Southern Housewives, dhe mezi priste këtë kapitull të ri në jetën e tij”.

“Michael po përgatitej gjithashtu të publikonte një libër të ri të quajtur Tears for My Father: Outlaw Thoughts and Poems, i cili aktualisht është duke u redaktuar. Michael Madsen ishte një nga aktorët më ikonikë të Hollivudit, i cili do t’u mungojë shumë njerëzve.”

Madsen ka një karriere katërdekadëshe.

Vdes në moshën 67 vjeçare aktori Michael Madsen, ylli i filmave Reservoir Dogs, Kill Bill dhe Donnie Brasco / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version