minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Vdes asistenti i regjisorit të “Emily in Paris” gjatë xhirimeve në Venecia - Shqiperia.info

Një anëtar i stafit të serialit të njohur “Emily in Paris” ka humbur jetën papritur gjatë xhirimeve të sezonit të pestë në Venecia.

Sipas La Repubblica, bëhet fjalë për Diego Borella, 47 vjeç, i cili punonte si asistent regjisor në produksion. Ai u rrëzua papritur para kolegëve të tij ndërsa po përgatitej një skenë në Hotel Danieli, rreth orës 19:00 me orën lokale të enjten.

Stafi mjekësor i serialit u përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por nuk arriti ta shpëtonte. Ekipet e urgjencës, të thirrura menjëherë në vendngjarje, konfirmuan vdekjen në hotel.

Në një deklaratë për BBC News, kompania Paramount Television Studios, e cila prodhon serialin për Netflix, shprehu ngushëllimet e saj:

“Jemi thellësisht të pikëlluar që konfirmojmë ndarjen e papritur nga jeta të një anëtari të familjes së produksionit Emily in Paris. Zemrat tona janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë.”

Xhirimet e serialit u pezulluan përkohësisht pas ngjarjes tragjike.

Vdes asistenti i regjisorit të “Emily in Paris” gjatë xhirimeve në Venecia / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version