
Tiffany Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka realizuar së fundmi një fotosesion të veçantë artistik me fotografin shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, në qytetin e New Yorkut.
Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa prej imazheve nga ky bashkëpunim, duke shfaqur Tiffany-n rrezatuese në pritje të ëmbël e cila ishte veshur me një fustan elegant rozë dhe duke përqafuar barkun e saj të rrumbullakosur. Tiffany paraqitet në një dritë plot ndjeshmëri dhe elegancë.
Tiffany, ti je rrezatuese. Faleminderit për këtë moment kaq të bukur”, ka shkruar ndër të tjera fotografi në postimin e tij, duke e shoqëruar me disa nga fotografitë më të spikatura të sesionit.
View this post on Instagram
A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberishaphotography)
Vajza e Donald Trump realizon albumin me fotot e shtatzënisë, me fotografin shqiptar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.