
Është shpallur urdhërarrest për Atilla Kardesh, i denoncuar për dhunë në familje, pasi nuk është paraqitur në seancën e paraparë gjyqësore.
Klan Kosova ka publikuar aktvendimin e seancës së datës 24 korrik, ku thuhet se Atilla Kardesh nuk ishte i pranishëm në seancë, dhe se mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.
Në seancë e pranishme ishte ish-bashkëshortja e Kardesh, Drenusha Latifi.
Avokatin i tij, Visar Gorani, ka thënë se për arsye personale Atilla nuk ishte në seancë pasi kishte shkuar në Suedi për një obligim të tijin me nënshtetësinë suedeze.
Urdhërarrest ndaj Atilla Kardesh, nuk u paraqit në gjyq për rrahjen e Drenusha Latifit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.