
Autoritetet turke janë në kërkim të biznesmenit Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës. Ai ishte nisur me jahtin e tij “Graywolf” nga Gialova drejt ishullit grek Mykonos dhe që atëherë nuk dihet më për fatin e tij.
Jahti i 43-vjeçarit u gjet disa ditë më vonë, i dëmtuar dhe gjysmë i mbytur pranë ishullit Prokonnisos në Detin Marmara. Ishte roja bregdetare turke që zbuloi mjetin lundrues, pasi u lajmërua për një anije të fundosur.
Familjarët e Yukay-t ngritën alarmin pasi ai nuk u përgjigjej telefonatave. Ai ishte nisur të shtunën në mbrëmje, ndërsa rrënojat e jahtit u zbuluan të martën në mesditë nga një anije tregtare, e cila raportoi për mbetje në det. Pas verifikimeve, jahti u identifikua si “Graywolf”.
Operacioni i kërkimit përfshin zhytës, helikopterë dhe njësi të shumta të rojës bregdetare, por deri tani nuk është gjetur asnjë shenjë e biznesmenit të zhdukur.
Kush është Halit Yukay?
Halit Yukay është një emër i njohur në industrinë e jahteve luksoze. I lindur në vitin 1982, ai është themeluesi i kompanisë Mazu Yachts, e cila prodhon jahte moderne dhe të teknologjisë së lartë në Turqi.
Ai nisi karrierën si ndërtues anijesh dhe e themeloi kompaninë e tij në vitin 2011, duke realizuar ëndrrën e tij për të krijuar një markë të njohur ndërkombëtarisht në fushën e mjeteve lundruese luksoze.
Kërkimet për gjetjen e tij po vazhdojnë/Bordo.al
U nis me jahtin e tij drejt Mykonos, zhduket biznesmeni turk / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.