Skriptet origjinale nga dy episode të “Friends” që u shpëtuan nga një kosh po shiten në ankand.

Draftet finale të sezonit të katërt u rikthyen në 1998 nga një anëtar i stafit në Fountain Studios, Wembley, aty ku u filmuan dy episodet.

Amanda Butler, e ankandeve të Hanson Ross, tha se ato duhet të ishin shkatërruar në mënyrë që fundi i sezonit të mos zbulohej. Mirëpo dikush i hoqi nga koshi dhe i mori në shtëpi.

Nesër, 12 janar, do të dalin në ankand. Vlera minimale do të nisë nga 600 deri në 800 paundë.

Amanda Butler thotë se është gjëja e duhur që këto skripte të jenë në duart e një fansi të madh të serialit të famshëm.

Skenat e këtyre serive janë xhiruar në Angli.

U gjetën në koshat e mbeturinave, fletët e skenarit të ‘Friends’ do shiten në ankand / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version