minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
U arrestua në Zvicër, prokuroria kërkon paraburgim për Noizyn - Shqiperia.info

Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, ndaj reperit të njohur shqiptar, Noizy është kërkuar masa e paraburgimit.

Sipas medias zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale.

“Prokuroria Publike po zhvillon procedura penale kundër reperit shqiptar…” , ka deklaruar sot për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Erich Wenzinger zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit te Drejtësisë te Punëve të Brendshme.

Prokuroria Publike ka paraqitur një padi në Gjykatën e Masave Shtrënguese-ZMG.

Megjithatë, sipas tij, ende nuk është shpallur një vendim. “Për më tepër, nuk mund të japim informacione të mëtejshme për shkak hetimeve dhe procedurave në vazhdim, deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar”, tha tutje ai.

U arrestua në Zvicër, prokuroria kërkon paraburgim për Noizyn / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version