Të gjithë duken të zënë duke folur për ndoshta çiftin më të famshëm të Amerikës – superyllin e muzikës Taylor Swift dhe lojtarin e futbollit amerikan me tre tituj Super Bowl, Travis Kelce, të cilët u fejuan dje. Madje edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar për ta.
Jo shumë kohë më parë, Donald Trump tha se ai “e urren” Swift, pasi ajo mbështeti kundërshtaren e tij demokrate, Kamala Harris, në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Që atëherë, Trump e ka quajtur Swift një “këngëtare ‘woke’” që “nuk është më tërheqëse”.
“Ju uroj shumë fat,” tha Trump për gazetarët gjatë një mbledhjeje të Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, vetëm disa orë pas lajmit. “Mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyer, një djalë i mirë, dhe ajo është një person i mrekullueshëm, ndaj u uroj shumë fat.”, shkruan revista “Time“, përcjell Reporteri.net.
Gjatë shumë viteve si figurë publike, Trump është bërë i njohur për komentet e tij ndaj të famshmëve dhe marrëdhënieve të tyre.
Më herët këtë vit, Taylor Swift mori pjesë në Super Bowl për të mbështetur Travis Kelce. Edhe Donald Trump ishte i pranishëm, dhe ndonëse mbështeste Kansas City Chiefs, të cilët përfundimisht humbën, ai duket se u kënaq me faktin që disa tifozë të Philadelphia Eagles e fishkëllenin Swift kur ajo u shfaq në ekranin gjigant në stadiumin në New Orleans.
Trump ndau një video të fishkëllimave në Truth Social, dhe në një postim të ndarë shkroi:
“E vetmja që pati një natë më të vështirë se Kansas City Chiefs ishte Taylor Swift. Ajo u FISHKËLLYE dhe doli nga stadiumi. MAGA nuk fal lehtë!”
Gjatë pritjes së ekipit Philadelphia Eagles, pas fitores së tyre në Super Bowl, në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Trump e përmendi sërish Taylor Swift:
“Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Pak e papritur, por që nga çereku i parë ishte emocionuese,” tha ai, përpara se të devijonte nga fjalimi i përgatitur:
“Isha atje, e pashë me sytë e mi. Isha bashkë me Taylor Swift. Si shkoi puna me atë? Si përfundoi ajo?”
Më pas, ai u rikthye të komentonte lojën
Trump postoi për Swift në Truth Social në maj.
“A e ka vënë re njeri që, që kur thashë ‘E URREJ TAYLOR SWIFT’, ajo nuk është më ‘tërheqëse?”
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke komentuar për CBS News, tha: “Si një biznesmen dhe figurë e botës së argëtimit, Presidenti Trump është shumë i kualifikuar për të komentuar mbi ngritjen dhe rënien e të famshmëve të ndryshëm.”/Reporteri.net
Trump befason me reagimin për fejesën e Taylor Swift / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.