
Tom Cruise dhe e dashura e tij e re Ana de Armas janë parë duke u mbajtur për dore në Vermont këtë javë.
Javën e kaluar, ylli i Top Gun, 63 vjeç, dhe aktorja e Blonde, 37 vjeçe, udhëtuan në Londër me helikopterin e tij dhe kaluan një mbrëmje së bashku në koncertin e grupit Oasis në Wembley.
Pas muajsh me thashetheme të vazhdueshme për natyrën e marrëdhënies së tyre, Ana dhe Tom duket se më në fund e kanë konfirmuar se janë një çift.
Të dy u panë të kapur prej duarsh duke ecur në një trotuar të rrethuar me pemë në fshatin Woodstock, të shoqëruar nga disa miq.
Tom Cruise zyrtarizon lidhjen me Ana de Armas
“Tom e ka mbuluar Anën me dhurata që kur janë njohur, kjo është mënyra e tij – është i kujdesshëm,” tha një burim për DailyMail.com.
Tom Cruise zyrtarizon lidhjen me aktoren e njohur, 26 vjet diferencë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.