Brooklyn Beckham, vazhdon të ketë marrëdhënie të komplikuara me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, sipas një burimi pranë familjes Peltz, pak ditë pasi Brooklyn postoi në Instagram një mesazh duke thënë se do të “zgjedhë gjithmonë” gruan e tij.
Tensionet arritën kulmin në dasmën e çiftit në Palm Beach në 2022, kur Victoria, rrëmbeu një vallëzim që ishte planifikuar të ishte një moment romantik mes Brooklyn dhe Nicola Peltz.
Marc Anthony, mik i Beckham-ëve, kishte performuar si i ftuar special në dasmë dhe para këngës tha me zë të lartë: “Gruaja më e bukur në sallë sonte, le të vijë këtu… Victoria Beckham!”
Ky moment tronditi të gjithë të pranishmit, të cilët u habitën edhe më shumë kur Victoria filloi të vallëzonte ngadalë me djalin e saj.
Sipas burimeve, Nicola iku nga salla duke qarë, duke ndjerë se Victoria e bëri këtë qëllimisht, pavarësisht se vallëzimi ishte planifikuar për çiftin.
Një tjetër burim që ishte në dasmë tha se vallëzimi zyrtar i çiftit ishte kryer më parë gjatë mbrëmjes, përfshirë “Only Fools Rush In” dhe “Stand By Me.”
Performanca e Marc Anthony erdhi më vonë, kur atmosfera u bë më e lehtë dhe të gjithë filluan të vallëzonin, duke përfshirë Brooklyn dhe Victoria, si dhe David dhe Harpër.
Një burim tjetër tha se tensionet janë pjesë e një grindjeje të vazhdueshme dhe se Brooklyn dhe Nicola përpiqen të ruajnë marrëdhënie të mira me prindërit, por çdo përpjekje për paqe shpërbëhet.
Brooklyn ndjehet i ndarë mes familjes dhe marrëdhënies së vështirë me babanë e tij, që shpesh ka qenë më shumë “biznes” sesa familje.
Brooklyn dhe Nicola, që jetojnë në Los Angeles, munguan në festimin e 50-vjetorit të David Beckham në mars, megjithëse ishin të ftuar, sipas burimeve.
Një informacion i brendshëm në maj tha se “Marrëdhënia mund të rregullohet dhe ata e duan dhe janë gjithmonë aty për Brooklyn, thjesht janë të lënduar dhe të zhgënjyer që ai tani nuk po merr pjesë në jetën familjare.”
Në anën tjetër, Nicola ka gjetur mbështetje tek familja e saj. Në 2024, aktorja e “Bates Motel” tha se familja është gjithçka për të dhe se shkon shpesh në Florida për të qëndruar me prindërit dhe shtatë vëllezërit e motrat e saj.
“Më bën shumë të lumtur të zgjohem dhe të kem vëllezërit e motrat pranë. Është vështirë t’i mbledhim të gjithë sepse jemi shumë, por kur jemi bashkë, është shumë argëtuese,” tha ajo. /Prive
Tensionet në familjen Beckham, dalin detaje nga dasma e Brooklyn – gruaja e tij ishte larguar duke qarë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.