Vetëm pak ditë na ndajnë nga Sunny Hill Festival 2025, që do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht dhe atmosfera tashmë ka filluar të ndihet në Prishtinë.
Akomodimi është bërë një sfidë më vete. Në Booking, po të kërkosh akomodim për datat 1-4 gusht, figuron se 95 përqind e apartamenteve dhe hoteleve tashmë janë të zëna. Edhe në Airbnb, opsionet po zhduken përditë.
Kjo ngjarje pritet të sjellë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare.
Çka mund të merrni me vete në festival?
ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues;
Powerbank – që të mos mbeteni pa bateri në momentet më të mira;
Syze dielli dhe kapelë – për të shijuar ditët me diell pa u shqetësuar.
SPF/krem mbrojtës nga dielli – sepse kujdesi për lëkurën nuk del kurrë nga moda;
Çantë shpine ose tote bag, si dhe një xhaketë apo duks për netët e freskëta;
Kamera (jo profesionale) – për të kapur kujtimet më të bukura;
Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin.
Çka nuk duhet të merrni me vete, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve!
Substanca të paligjshme dhe narkotike;
Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj);
Ushqime e pije nga jashtë;
Objekte të mprehta.
Gati për Sunny Hill Festival? Ja çfarë mund të merrni me vete
Sunny Hill Festival edhe pak ditë, në Prishtinë mbi 95% e apartamenteve janë rezervuar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.