Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është dënuar me 18 muaj burg me kusht për sulm seksual ndaj dy grave.

Një gjykatë në Paris ka dënuar aktorin e njohur francez Gérard Depardieu me 18 muaj burg me kusht, pasi ai u shpall fajtor për sulm seksual ndaj dy grave në një shesh xhirimi në vitin 2021.

Depardieu, një ikonë e kinemasë franceze, i kishte mohuar vazhdimisht akuzat dhe kërkoi që çështja të rrëzohej. Megjithatë, gjyqtari Thierry Donard deklaroi se versioni i tij i ngjarjeve nuk ishte bindës, duke çuar në shpalljen e fajësisë dhe dënimin me kusht.

Sulmi seksual, Gérard Depardieu u dënua me 18 muaj burgim me kusht / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version