minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh - Shqiperia.info

Pas lajmit të bujshëm për arrestimin e Noizyt në aeroportin e Cyrihut, nuk kanë munguar reagimet nga kolegët e tij në muzikë dhe një ndër ta është edhe Stresi.

Përmes një videoje në InstaStory, reperi shprehu keqardhje për mënyrën si publiku shqiptar shpesh reagon ndaj fatkeqësive të të tjerëve:

“Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Në Shqipëri gjithmonë i bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq,” tha ai.

Stresi u shpreh i bindur se gjithçka është rezultat i një keqkuptimi të madh, madje e cilësoi si një inskenim të qëllimshëm ndaj Noizyt, që sipas tij, ndodhi në një moment kritik për karrierën e tij, menjëherë pas publikimit të albumit të ri dhe nisjes së projekteve të reja.

“Unë jam 100 për qind që është një keqkuptim shumë i madh… një padrejtësi shumë e madhe,” u shpreh ai, duke u pozicionuar hapur në krah të kolegut të tij.

Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version