Prishtina përjetoi një nga netët më të veçanta të verës mbrëmë, ku Shawn Mendes, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop botërore, ngjiti për herë të parë skenën në Kosovë.

Mbrëmë në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”, Shawn Mendes, solli një repertor të pasur me hitet e tij më të njohura.

Ai sot përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një foto duke bërë shqiponjën me Dua Lipën, ku e ka falënderuar për ftesën për të qenë pjesë e festivalit, shkruan Reporteri.net.

“Faleminderit që na ftuat”, ka shkruar Mendes.

 

Shqiponja kuq e zi, falënderimi i veçantë i Shawn Mendes për “Sunny Hill” dhe Dua Lipën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version