Shqipëria do të performojë sot në skenën e Eurovisionit. “Shkodra Elektronike” me Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca do të këndojnë shqip në Bazel të Zvicrës.

Në netët e para do të interpretohen 15 këngë, por vetëm 10 do të kualifikohen për finalen e së shtunës.

“Zjerm” që do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit ësht renditur ndër këngët më të ndjekura në YouTube nga të gjitha pjesëmarrëset e Eurovision 2025.

Edicioni i 69-të i garës së madhe muzikore evropiane do të zhvillohet për tri ditë radhazi në Bazel të Zvicrës, duke nisur nga 13 maji, ndërsa finalja e madhe do të mbahet të shtunën, më 17 maj. /Reporteri.net/

Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version