minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Sara shuan kureshtjen: Kemi folur deri në mëngjes me Bardhin, nëna e tij është mirë - Shqiperia.info

Dalja e papritur e Bardhit mbrëmjen e djehsme nga Big Brother VIP solli një reagim edhe të Sarës jo vetëm në atë moment, por edhe gjatë ditës së sotme.

Ish-banorja e Big Brother VIP deklaroi se ka folur me Bardhin deri në orët e para të mëngjesit dhe se nëna e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera shtoi se me Jetmirin, menaxherin e artistit, ajo ka komunikuar ditëve të fundit vetëm për punë.

“Kemi qenë më në fund duke biseduar me Bardhin pa kamera dhe mikrofona. Kemi biseduar me telefon deri në orët e para të mëngjesit. Nëna e tij është shumë mirë nga gjendja shëndetësore. Shumë njerëz thonë që unë dje u nxitova dhe u shpreha në mënyrë të gabuar. Unë isha në dijeni më parë që Bardhi do ta linte shtëpinë e Big Brother VIP.

Mendoj se nga stafi i tij i menaxhimit mund të kishte një menaxhim më të mirë të situatës. Përveç bardhit dhe familjes së tij nuk më intereson më asnjë palë e tretë. Unë me Jetmirin kam marrëdhënie neutrale dhe ditëve të fundit kemi folur vetëm për punë. Ai ka qenë një ndër njerëzit e parë që kam kontaktuar”, tha Sara.

Sara shuan kureshtjen: Kemi folur deri në mëngjes me Bardhin, nëna e tij është mirë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version