minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rita Ora ndan një postim për 10 shqiptarët më të famshëm ndërkombëtarisht me këngën e Dua Lipës - Shqiperia.info

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka rishpërndarë në InstaStory një postim nga faqja Eja, i cili i kushtohej shqiptarëve më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

Ajo që e bëri postimin edhe më të veçantë ishte fakti se ai shoqërohej me këngën “Houdini” të Dua Lipës, një tjetër yll shqiptar i njohur globalisht.

Në postimin origjinal, faqja kishte përfshirë Rita Orën në listën e 10 personaliteteve shqiptare me ndikim, duke e përshkruar si “një nga shqiptaret më të suksesshme ndërkombëtarisht në muzikë”, me mbi 10 miliardë dëgjime globale, dhe një figurë të fuqishme në skenën e muzikës pop.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte pikërisht përdorimi i këngës së Dua Lipës në sfond – një gjest që shumë e kanë interpretuar si sinjal afrimi mes dy artisteve, të cilat prej vitesh janë parë si të distancuara nga njëra-tjetra.

Rita Ora ndan një postim për 10 shqiptarët më të famshëm ndërkombëtarisht me këngën e Dua Lipës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version