minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rikthimi i shumëpritur po ndodhë, Armend Rexhepagiqi nesër publikon “Dashni e vjetër” - Shqiperia.info

Këngëtari dhe kompozitori i njohur, Armend Rexhepagiqi, po i kthehet skenës. Ai ka paralajmëruar se nesër do ta publikojë këngën e re, shkruan Reporteri.net.

Kënga mban titullin “Dashni e Vjetër”  dhe do të publikohet në kanalin e tij zyrtar në Youtube, nesër në orën 18:00. Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe është pjesë e albumit me të njëjtin emër.

Ndryshe, pas një periudhe të gjatë mungese, Rexhepagiqi u rikthye në vitin 2019, duke realizuar muzikën e këngës “Tavolina e Mërzisë” për Elvana Gjatën dhe duke kontribuar në albumin e Tuna Sejdiut. Në vitin 2023, ai mbajti një koncert të suksesshëm në Prishtinë, ku interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura, duke rikthyer nostalgjinë dhe emocionet tek fansat e tij.

Rikthimi i shumëpritur po ndodhë, Armend Rexhepagiqi nesër publikon “Dashni e vjetër” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version