
Reperi shqiptar, Marin, ka njoftuar se i ka vdekur djali.
Artisti ka bërë me dije përmes një postimi prekës në rrjete sociale se djali i tij i porsalindur ka vdekur të mërkurën në mëngjes.
Në postimin e tij, Marin shprehet se kjo ishte menduar të ishte një lajm i gëzueshëm për ardhjen në jetë të vogëlushit, por fatkeqësisht jeta ka marrë një kthesë të dhimbshme për familjen e tij.
“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e madh që po përjetojnë.
Reperi thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij Alba, por megjithatë po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria e ndërsjellë dhe tek përkrahja e miqve e familjarëve.
Ai falënderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këtë periudhë të vështirë të tyre.
Marin dhe partnerja e tij Alba janë prindër të tri vajzave: Milana, Melody dhe Marina.
“Deri sa të shihemi përsëri, engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë,” përfundon mesazhi i reperit, i shoqëruar me fjalë ngushëllimi për bashkëshorten e tij, të cilën e quan “njeriu më i fortë dhe gruaja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.”/Prive
Reperit shqiptar i vdes djali / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.