Influencerja boshnjako-shqiptare 22-vjeçare, Melissa M., e njohur në rrjete sociale si “MELIMTX”, ka marrë gjithë vëmendjen në klipin e fundit të këngës “Harrom” nga Butrint Imeri.
22-vjeçarja të cilën Butrint Imeri e ka përzgjedhur të jetë pjesë e projektin të tij të fundit, në Instagram numëron plot 3.6 milionë ndjekës, ndërsa figuron se ka edhe një profil në “OnlyFans”.
Në fund të muajit qershor ajo u vu në qendër të mediave për shkak të disa mesazheve që sipas saj i kishin shkruar emra të njohur nga bota e sportit, si Karim Benzema dhe Vinicius Junior.
Sipas Melissës, Karim Benzema, i ka dërguar thjesht një “përshëndetje” në Instagram.
Ndërsa në videon e publikuar Melissa pretendonte se Viniciusi e kishte ftuar në rezidencën e tij vitin e kaluar, një ftesë që ajo thotë se e kishte refuzuar.
Gjithashtu ajo përmend se i ka shkruar edhe sulmuesi i AC Milan, Rafael Leao.
/Reporteri.net/
Refuzoi Benzeman e Vinicius Jr. – Kush është modelja 22-vjeçare në klipin e ri të Butrint Imerit? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.