minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Reagimi i familjarëve të Eglës pasi ajo u shpall fituese e Big Brother VIP Albania 3 - Shqiperia.info

Egla Ceno është fituesja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, pas një rrugëtimi të gjatë në spektaklin tejet të ndjekur.

Pas kaq shumë muajsh, sezoni i tretë i Big Brother VIP Albania përfundoi zyrtarisht të shtunën, duke shpallur fituese, aktoren dhe banoren tejet të komentuar të këtij edicioni.

Egla, e cila pas fitores ka bërë reagime të shumta në internet, ka publikuar së fundmi një video të familjarëve, gjegjësisht reagimit të tyre kur mësuan se ajo u shpall fituese.

Siç duket vëllezërit e Eglës e përcollën finalen e madhe nga shtëpia e tyre dhe nuk ishin të pranishëm në tribunat e Top Channel.

Sidoqoftë, reagimi i tyre ishte tejet emocionues kur Ledion Liço tha emrin e Eglës si fituese e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

“Kush ka vëllezër botën ka”, ka shkruar Egla në videon e publikuar.

Reagimi i familjarëve të Eglës pasi ajo u shpall fituese e Big Brother VIP Albania 3 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version