minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ramë Lahaj këndon shqip në Padova të Italisë, publiku shpërthen në duartrokitje - Shqiperia.info

Ramë Lahaj vazhdon të jetë njëri prej tenorëve më të suksesshëm shqiptar, ku ai vazhdon udhëtimet dhe turnetë nëpër botë.

I fundit koncert i tij ishte në fillim të këtij viti ku ai këndoi në Itali dhe interpretimi i tij u prit mjaft mirë nga të pranishmit në sallë.

“Bishtalecat palë palë”, një interpretim operistik i veprës artistike të Luçie Miloti.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur muzika shqipe udhëton nga një shtet në tjetrin, e nga një orkester në tjetrën”, ka shkruar Lahaj në facebook.

“Ajo për ditë pasurohet bashkë me kulturën e vlerat tona. Në koncertin e Vitit të Ri në Teatro Verdi në Padova, muzika shqipe buçet mes kompozitorëve të mëdhenj… Gëzuar miq. Të mira paçi gjithmonë. Ju dua!”.

Ramë Lahaj këndon shqip në Padova të Italisë, publiku shpërthen në duartrokitje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version