Këngëtari Endri, i cili u bë i njohur disa vite më parë pas një deklarate të tij të pazakontë që shkaktoi shumë reagime në rrjete sociale, është gati të rikthehet në skenën muzikore pas një mungese të gjatë prej shtatë vitesh.
Në një intervistë të dikurshme, Endri ishte pyetur për momentin kur kishte dhënë puthjen e parë, dhe përgjigjja e tij e sinqertë: “Kur kam qenë i pirë”, u kthye menjëherë në një nga frazat më të komentuara dhe më të shpërndara në mediat online.
Pas një kohe të gjatë larg muzikës, ai ka vendosur të rikthehet dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Këngëtari ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë këngën e tij më të re, e cila do të titullohet “Kthehu”.
“Puthjen e parë, kur kam qenë i pirë”, Endri që u bë viral për deklaratën e tij rikthehet pas shtatë vitesh në muzikë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.