minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Princ Leka gënjeu, videon me Elian dhe babain e saj e shpërndau ai vetë - Shqiperia.info

Në 6 mars të këtij viti qarkulloi duke u bërë virale një video ku shihej Princ Leka në asokohe ende bashkëshorten e tij, Elia Zaharian, në një konfrontim të ashpër mes tyre.

Elia Zaharia e akuzonte për dhune ndaj babait të saj, ndërsa dukej në gjendje të rënduar emocionale.

Këtë konfrontim mes tyre Princi e filmonte me telefonin e tij.

Deri atehere media roze ishte mbushur me lajmet e tradhetise se tij me fotografen e familjes, Blerta Celibashi, e cila prej vitit 2019 realizonte kartolinat familjare duke fiksuar ne aparatin e saj momentet me te lumtura te familjes mbreterore!

Më 6 mars, Princ Leka pati edhe një deklaratë zyrtare në faqen zyrtare të Oborrit Mbretëror, akuzoi publikisht prokurorinë dhe policinë e shtetit për shpërndarjen e ësaj videoje në media, pasi sipas tij, kjo video i ishte dorëzuar policisë si provë “dhune” nga bashkëshortja e tij, Elia.

Prej asaj dite, prokuroria e Tiranes nisi një hetim, i cili më në fund, pak ditë më parë, u mbyll duke sqaruar gjithçka një herë e mirë.

Prokuroria pas hetimit tre mujor ka arritur ne konkluzionin se kjo video ka dalë nga vetë Princ Leka i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i materialit filmik. Celulari i është kërkuar nga prokuroria, por ai ka refuzuar ta dorezojë duke u shprehur se e ka thyer. Prokuroria nga hetimet ka konfirmuar se video i është dërguar mikeshes së tij, fotografes, nga vetë ai.

Kur organi hetimor i ka kërkuar kësaj të fundit të dorëzoje celularin, ajo ka refuzuar ta bëjë duke dëshmuar se e ka futur në lavatriçe së bashku me rrobat dhe nuk e disponon më.

Princ Leka gënjeu, videon me Elian dhe babain e saj e shpërndau ai vetë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version