minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Presidentja Osmani: “Sunny Hill”, rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet - Shqiperia.info

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Festivali “Sunny Hill”, është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet.

Osmani tha se “Sunny Hilli” është një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale.

“Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha”.

“Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës”, shkroi Osmani.

Festivali “Sunny Hill” ka nisur dje, ku ka performuar ylli i muzikës pop Dua Lipa, ndërsa kjo ngjarje madhështore do të zgjas deri më 3 gusht.

Presidentja Osmani: “Sunny Hill”, rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version