Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot gjatë transmetimit të emisionit “Përputhen”.

Dy konkurrentet, Ketrina dhe Emi, janë përfshirë në një përplasje fizike pas një debati të ashpër në studio.

Pas incidentit, moderatorja Megi Pojani është detyruar të ndërpresë emisionin për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar për tensionet në rritje mes pjesëmarrësve të këtij reality show.

Përplasje fizike në emisionin “Përputhen”, ndërpritet transmetimi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version