minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Pas denoncimit të Princ Lekës, Prokuroria nis hetimet për dhunë në familje - Shqiperia.info

Prokuroria në Tiranë ka nisur hetimet për “dhunë në familje” pas denoncimit të shtetasit Lekë Zogu, verifikime edhe për publikimin e videos si provë materiale.

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024 është referuar materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, bëhet me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Publikohen pamjet, britma, ankesa dhe dhunë mes Princ Lekës dhe ish gruas, Elia Zaharia

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse, shkruan TopChannel.

Elia Zaharia flet për herë të parë pas videos konfliktuoze me Princ Lekën: U përpoqa të mbroj babin

Pas denoncimit të Princ Lekës, Prokuroria nis hetimet për dhunë në familje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version