
Ditën e djeshme këngëtari Joz Marku, ka dhënë një deklaratë të fortë për Loredanën.
Ai tha se ajo ka marrë një rrugë jo të mirë.
“Po shoqërohet me njerëz… Jo të mirë pra. Për ato kemi arritur këtu ku kemi arritur. Shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste, aspak të mira dhe të hijshme”, tha ai.
E nuk vonoi Lori duke iu kundërpërgjigjur atij. Në Instastory ajo bëri një postim me një mik të saj.
“Shoqëria e keqe vazhdon”, ka shkruar ajo.
Pas deklaratës së Jozit, reagon për herë të parë Loredana / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.