Megjithëse Sylvester Stallone e ka mohuar vazhdimisht, Pamela Anderson qëndron e palëkundur në deklaratat e saj: sipas saj, aktori i kishte ofruar një apartament luksoz dhe një makinë Porsche në këmbim të një lidhjeje romantike.

Në një intervistë në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, 58-vjeçarja kujtoi propozimin që, sipas saj, nuk mund të ishte i trilluar. “Ishte shumë specifik për të qenë sajesë”, tha Pamela, duke theksuar se Stallone i kishte kërkuar të ishte “vajza e tij nr. 1”. Kur ajo e kishte pyetur nëse kishte edhe një “nr. 2”, ai kishte kthyer: “Kjo është oferta më e mirë që do marrësh. Je në Hollywood tani”.

Srallone ka hedhur poshtë këto akuza më parë, duke i quajtur “të rreme dhe të sajuara”. Me nota humori, Pamela shtoi se ndoshta do ta kishte menduar ofertën… nëse bëhej fjalë për një “Shelby Cobra”. Këto deklarata vijnë ndërsa aktorja është rikthyer në vëmendje për shkak të lidhjes së re me Liam Neeson, me të cilin është afruar gjatë xhirimeve të filmit “The Naked Gun”./Bordo.al

Pamela Anderson: Stallone më ofroi një apartament dhe një Porsche që të isha vajza e tij nr.1 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version