Pamela Anderson (58 vjeçe) ka folur hapur për marrëdhënien e saj me aktorin e njohur Liam Neeson (73 vjeç), duke konfirmuar se mes tyre ekziston një afërsi e veçantë dhe një kimi që ka kaluar përtej thashethemeve të muajve të fundit.
Të dy aktorët u përfolën për një romancë pas paraqitjes së tyre të afërt në tapetin e kuq gjatë promovimit të filmit të ri “The Naked Gun”, që u publikua më 1 gusht. Pamjet ku ata shihen duke shkëmbyer përqafime dhe puthje ngjallën shumë diskutime në media.
Në një intervistë të fundit, Pamela rrëfeu se ishte emocionuar dhe disi e tensionuar para xhirimeve, por Neeson e befasoi me sjelljen e tij të ngrohtë dhe mbështetëse. Ajo e përshkroi atë si një “zotëri të vërtetë”, duke shtuar se ai është një partner pune që të ndihmon të ndihesh versioni më i mirë i vetes.
Nga ana tjetër, Neeson ka pranuar publikisht se është ‘i çmendur pas saj’ dhe e përshkroi Pamelan si një grua të thjeshtë, plot humor dhe pa ego.
Burime pranë tyre thonë se marrëdhënia e çiftit po forcohet gjithnjë e më shumë, me aktorin që shpesh i dërgon lule, kalon kohë me fëmijët e saj dhe gëzon jetën e qetë në Kanada, larg zhurmës së Hollywoodit./Bordo.al
Pamela Anderson flet për raportin me Liam Neeson / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.