
Nadeen Ayoub do të përfaqësojë Palestinën në Miss Universe 2025, që zhvillohet më 21 nëntor në Bangkok.
Organizata e konkursit tha se Ayoub, modele dhe aktiviste, përfaqëson forcën dhe vendosmërinë e popullit palestinez.
“Është nder i madh që për herë të parë Palestina ka një përfaqësuese në Miss Universe,” shkroi ajo, duke shtuar se mban zërin e çdo gruaje dhe fëmije palestinez që nuk duhet të heshtet.
Palestina merr pjesë në Miss Universe për herë të parë, do të përfaqësohet nga kjo bukuroshe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.